Analisti Imer Mushkolaj thotë se kritikat më të mëdha në këtë qeveri i ka pasur për ministrin Rifat Latifi që tashmë është dorëhequr.

Mushkolaj në RTV Dukagjini thotë se edhe ministrja Arbërie Nagavci nuk ka pasur rezultate të mira në qeverisje.

Për rezultatet negative ai ka etiketuar edhe Artane Rizvanollin dhe Donika Gërvallën.

“Gërvalla ka performancë negative për mos punë dhe konfliktualitet që prodhon vazhdimisht”.

Për ministren Rozeta Hajdari ai thotë se do të abstenonte.

“Ajo nuk është vërejtur shumë në një sektor shumë të rëndësishëm siç është tregtia dhe industria”, tha Mushkolaj.

Mirëpo kritikat më të mëdha analisti i kishte rezervuar për ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Mehaj menaxhon ushtrinë por unë kam vërejtur te ai vizion për këtë drejtim. Mua më ka mbetur në mendje kur në maj të këtij viti, besoni ose jo, kur Mehaj ka pritur në zyre Akademik Rexhep Qosjen dhe i ka dhënë një mirënjohje për të arriturat e tij në krijimtarinë letrare. Ky është një skandal i madh. Të mos keqkuptohem, unë e respektoj Qosjen, por cila është lidhja me Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo më ka mjaftuar që unë mos ta shoh më serioz këtë ministër”, ka thënë Mushkolaj./Telegrafi/

Lexo po ashtu:  Reagon ashpër Bashkësia Islame e Kosovë: "Sulmi i djeshëm në Nice të Francës është akt i neveritshëm, terrorist"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *