Termat e marrëveshjes së Musk për blerjen e Twitter parashikojnë pagesën e 21 miliardë dollarëve në kesh.

Elon Musk ka shitur thuajse 8,5 miliardë dollarë në aksione të Tesla që kur siguroi marrëveshjen 44 miliardë dollarëshe për blerjen e Twitter.

Shefi ekzekutiv i kompanisë së makinave elektrike shiti aksionet ditën e Marte dhe të Mërkure sipas autoriteteve.

Shitja erdhi ndërsa aksionet e Tesla ranë nga frika se investitori do të merrte para nga Tesla për të financuar blerjen e Twitter.

Termat e marrëveshjes së Musk për blerjen e Twitter parashikojnë pagesën e 21 miliardë dollarëve në kesh.

Pas lajmit aksionet e Tesla ranë me 12%, dhe është rënia më e madhe që prej Shtatorit 2020.

Lexo po ashtu:  Është botuar libri-analizë, 'Lufta e Koshares, dështim apo fitore' - "Prurje e re në historisë ushtarake të Kosovës dhe të historisë ushtarake shqiptare."

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *