Shqipëtar

Shqiperin’ e mori turku,
……………… i vu zjarr!

Shqipetar, mos rri, po duku,
……………… shqipetar!

Mjaft punove per te tjere,
……………… o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
……………… dhe tek heq.

Te ka bere perendia
……………… luftetar,
si s’te lodhi roberia,
……………… shqipetar!

Erdhi dita te ngresh koke,
……………… te kerkosh
lirine, bashke me shoke
……………… te leftosh!

Mos beni si keni bere
……………… gjer me dje,
por te leftoni te tere
……………… per Atdhe.

Peseqind vjet kemi rruar
……………… me pahir,
Lidhure me kemn’ e duar
……………… me zinxhir!…

Myslyman’ e te krishtere
……………… jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
……………… djem e pleq!

Te ngrihemi te deftojme
……………… trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
……………… per liri!

O moj Shqiperiz’ e dashur,
……………… memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
……………… si me sheh.

U shkretove anembane,
……………… Shqiperi,
se shqiptaret s’kane
……………… dashuri.

Gjithe djemte qe ke qare
……………… dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
……………… per Turqi!

Zhvish rrobat e roberise,
……………… memedhe,
vish armet e trimerise
……………… se ke ne!

Lexo po ashtu:  Kush i paguan këta gazetarë e këto media? Kush janë financuesit e tyre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *