Na ishte një herë një mbret, në mbretërinë e të cilit jetonin vetëm njerëz të lumtur, pavarësisht se në territoret që rrethonin mbretërinë e tij, kishte luftëra të pafund.

Mbreti thirri luftëttarët e tij dhe i pyeti: “Përse vetëm në mbretërinë tonë mbretëron paqja?”

“Sepse populli është i kënaqur”, iu përgjigj një ministër.

“Dhe përse populli është i kënaqur?”, ia priti mbreti.

“Sepse gjithësecili është i lumtur me atë që bën”.

“Rrezikojmë shumë duke jetuar të rrethuar nga shumë luftëra”, mendonte mbreti, me shpirtin e trazuar. “Mund të ndodhë që fqinjët tanë të lodhen së luftuari me njëri-tjetrin, dhe të vendosin që të na sulmojnë ne. A ka ndonjë mënyrë për t’u shpjeguar atyre rëndësinë e paqes?”

Një ditë, teksa mbreti rrinte ulur në breg të një liqeni, kaloi aty një varkë me një marinar, të cilin sovrani e pyeti: “A di të më thuash, se si t‘ua mësoj fqinjëve tanë rëndësinë e paqes?”.

“Jo, sepse ata flasin të gjithë gjuhë të ndryshme”, u përgjigj marinari, “dhe nuk di se si do të mund të kuptonin”.

Lexo po ashtu:  Shkencëtarët zbulojnë antibiotik të ri përmes inteligjencës artificiale

Ai marinar kishte të drejtë. Pasi kaloi gjithë pasdien duke soditur liqenin, mbretit i lindi një ide. Të nesërmen, thirri të gjihë popullin për të bërë një lajmërim: “Kush do të realizojë pikturën më të mirë mbi temën e paqes, do të fitojë dhjetë monedha të florinjta”.

Të ngazëllyer prej shpërblimit, të gjithë iu vunë punës. Në fund të vitit, të gjithë kishin realizuar një pikturë të dedikuar paqes, duke qenë se të gjithë qytetarët shpresonin të merrnin shpërblimin. Gjithësecili kishte përdorur materialin që i përshtatej më mirë:

Gdhendësi

Furrtari

Ushtari

Vagabondi

Murgu

Mistiku

Studenti më i mirë i shkollës

Studeni më i keq i shkollës

Dhomat e pallatit u mbushën me vepra, dhe mbreti e pati vërtet të vështirë për të vendosur se cila e përmblidhte më mirë paqen.

Pas një përzgjedhjeje të gjatë dhe të kujdesshme, mbreti thirri sërish popullin për të shpallur fituesin e konkursit.

“Ju falënderoj të gjithëve për angazhimin”, tha sovrani. “Veprat tuaja janë të shkëlqyera sepse janë të bëra me dashuri, megjithatë mua më është dashur të zgjedh njërën për të dhënë çmimin.

Lexo po ashtu:  Rusia po eksploron një sulm kibernetik ndaj SHBA

Por më parë dua t’ju tregoj se cila pikturë klasifikohet në vendin e dytë: shpreh forcën e maleve, energjinë e diellit, sigurinë e shtëpisë, freskinë e ushqimit, paqen e liqenit, hijen e pyllit, gëzimin e zogjve dhe pafajësinë e rinisë. Eshtë një pikturë e mrekullueshme, dhe do i kisha dhënë fioren, po të mos kish qenë një tjetër vepër që, sipas gjykimit tim, e përfaqëson edhe më shumë paqen”.

Kur mbreti zbuloi pikturën që kishte zgjedhur, populli thirri i skandalizuar.

“Mbreti ynë duhet të jetë çmendur”, komentoi një grua. “Nuk mund të mendojë vërtetë që një tmerr i tillë të përfaqësojë paqen!”, protestoi bukëpjekësi. “Ndoshta duhej të kishim zgjedhur dikë që merr vesh nga arti”, sugjeroi astrologu mbretëror.

“Mbase ju mendoni se unë nuk marr vesh hiç nga arti, apo nuk di të njoh paqen”, tha mbreti. “Herën e parë që e pashë këtë pikturë, më trazoi edhe mua. Natyra duket e tronditur nga zemërimi i elementëve, por nëse shihni pak më me kujdes atë pemë të shkundur nga era, siç bëra unë, mund të dalloni një degë, dhe në atë degë të dalloni një fole, dhe në atë fole të vini re një zog, i cili i buzëqesh nënës që i sjell ushqim. Për mua, ky është kuptimi i vërtetë i paqes. Kur zemra është e mbushur me gëzim, sepse ti ke një familje dhe lufton ta mbrosh atë, nuk ka rëndësi ajo që ndodh përreth teje, duke qenë se në emër të paqes mund të fitosh kundër çdo lloj vështirësie”.

Lexo po ashtu:  Shqiptari që e ndërtoi fluturaken e parë, para vëllezërve Wright (VIDEO)

Pikura më pas u ekspozua nga një fshat në tjetrin. Duke e parë, të gjithë popujt e kuptuan mesazhin e mbretit, dhe paqja mbushi zemrat e tyre. / Paulo Coelho 2020/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *