Kisha Serbe përveç jetës shpirtërore, ishte mbrojtës edhe i qenies sonë kombëtare ka thënë Vuçiq në reagimin ndaj Gjukanoviçit që i quajti të marra protestat, shkruan “Novosti” .

Nga Podgorica arrijnë porosi të rënda sikurse vlerësimi i presidentit Gjukanoviç se protestat janë të marra dhe se në Malin e Zi do të ketë ndonjë kishë ortodokse.

Këtë e ka komentuar presidenti i Serbisë Vuçiq duke nënvizuar se çështja e Malit të Zi nuk mund të shikohet vetëm si fetare, sepse kisha është pjesë e identitetit tonë. Ai potencoi se nuk ka qëllim që të përzihet në çështje kishtare posaçërisht në atë shpirtërore, por kisha serbe ka rëndësi të madhe për popullin serb.

“Kisha serbe përveç jetës shpirtërore ishte edhe mbrojtëse e qenies kombëtare. Shikoni nga shumë burime përfshirë ato shtetërore thonë se kjo nuk është serbe por ortodokse” – tha Vuçiq dhe shtoi “ Nesër këtë do ta bëjnë në Kosovë, Kroaci si para luftës së dytë botërore kur kishin ide që ajo të jetë Kisha ortodokse kroate dhe pastaj e ndryshuan”.

Lexo po ashtu:  Polonia vaksinon NATO-n

Vuçiq theksoi se “atyre që duan të shkulin rrënjët e kishës serbe që të bëjnë të tjera ” të dinë se kisha serbe dhe mos të tentojn të çrrënjosin populli serb sepse ai ka forcë të mbrojë kishën.

Situata në Malin e Zi është komentuar edhe nga anëtari serb i BiH Dodik që tha se SPC duhet të mbetet një dhe unike në të gjitha hapësirat përfshirë edhe Malin e Zi:

“Duhet të hedhim poshtë secilën mundës që atje të bëhet ndonjë kishë përkundër SPC-së”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *