Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka kritikuar qeverinë “Hoti” për mosmbështetje të nismës ligjore për masat kundër pandemisë COVID-19, transmeton “Zeri.info”.

Nagavci ka thënë se vetëm dje kanë vdekur 8 persona dhe mosmiratimi i projektligjit anti-COVID-19 është shpërfillje e interesit të qytetarëve dhe, siç thotë ajo, kjo po bëhet për inate personale e partiake.

Më tej, Nagavci ka përmendur edhe pjesëmarrjen e kryeministrit Hoti në Samitin virtual të Parisit, duke thënë se ai akoma nuk ka prezantuar në Kuvend platformë për dialogun.

“Në planin e brendshëm gjendje e vështirë pandemike e ekonomike, e në ngutinë për përmirësim të raporteve me Serbinë, z. Hoti merr pjesë sot në Samitin virtual të Parisit, ndonëse në Kuvend akoma nuk ka prezantuar asnjë platformë për dialogun, asnjë ekip, asnjë agjendë, asnjë plan. Kemi sot në këtë samit kryeministrin e Kosovës përballë presidentit të Serbisë, i pari pa legjitimitet partiak, qytetar e institucional e i dyti me legjitimitet të plotë nga mbështetja qytetare në vendin e tij”, ka potencuar ajo, duke thënë se “shëndeti dhe mbështetja e ekonomisë janë obligim parësor”.

Lexo po ashtu:  BE paralajmëron hapur Serbinë: Qëndrim ndaj Rusisë, ose “s`ka negociata”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *