Napoli i Rino Gattuso ka fituar edicionin e 73 të Kupës së Italisë duke mundur 4-2 Juventus me penallti. Pa gola për 90 minutat e finales në Olimpico, me 0-0 e mbajtur në fuqi në të 93′ nga një mrekulli e Buffon ndaj Maksimovic e pastaj me ndihmën e shtyllës edhe ndaj Elmas, trofeun e vendosën penalltitë. Nga pika e bardhë vendimtare gabimet e Dybala e Danilo.

Trofeu i parë nuk harrohet kurrë. Rino Gattuso u hakmorr ndaj Juventus në Kupën e Italisë, duke fituar trofeun e parë si trajner e duke udhëhequr Napoli të ngrejë lart për herë të 6 në histori trofeun. Me një ndeshje të kujdesshme në prapavijë të kaltrit kanë ditur të përballojnë një kundërshtar nën ton, krejtësisht të parrezikshëm e madje ta frikësojnë në disa raste, duke goditur dy shtylla në 90 minuta e për më tepër duke treguar qetësi të jashtëzakonshme nga pika e bardhë.

Të pagabueshëm lojtarët e zgjedhur nga tekniku nga 11 metra; të shpërqendruar dhe aspak të kthjellët ata që dërgoi Sarri në takimin me fatin. Gabimet e Dybala e Danilo i kushtuan objektivin e parë sezonal Juventus. Për Sarrin takimi me trofeun në Itali shtyhet akoma.

Lexo po ashtu:  Suarez zbulon kartat e Barcelonës: “I lumtur që duan të marrin Lautaro”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *