Një vrimë e zezë gjigante është kapur duke tërhequr dhe copëtuar një yll për herë të parë. Ylli, i cili ishte me të njëjtën madhësi sa dielli ynë, u pa nga 375 milion vite dritë larg duke u shtrënguar dhe duke spiralizuar në tërheqjen gravitacionale të një vrime të zezë supermasive, thanë studiuesit në Journal Astrophysical.

Teleskopi i kërkimit të NASA-s, arriti të dallonte në mënyrë të detajuar nga fillimi në fund për herë të parë, të gjithë fenomenin. Astronomët përdorën një rrjet teleskopësh në të gjithë botën për të zbuluar fenomenin përpara se të bëhej e dukshme për TESS, (teleskopin e NASA-s.)

Forcat mbresëlënëse gravitacionale të vrimës së zezë copëtojnë yllin, duke hedhur një pjesë të materialit të tij në hapësirë ​​dhe pjesën tjetër në vrimën e zezë, duke formuar një disk me gaz të nxehtë dhe të ndritshëm ndërsa gëlltitet.

Lexo po ashtu:  LETËR E HAPUR: 107 intelektualë malazez i shkruajnë Kryeministrit të Malit të Zi Krivokapiq, zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *