Një zbulim i rëndësishëm është bërë nga NASA, ku roboti Mars Perseverance ka identifikuar në planetin e kuq shkëmbinj me origjinë vullkanike, të cilët mund të jenë produkt i ndonjë rrjedhje të një llave të lashtë.

“Është një gur kilometrik për misionin, sepse do të thotë që kur mostrat e këtyre shkëmbinjve të kthehen në Tokë dekadën e ardhshme, ato mund të datohen”, shkruan BBC.

Kjo do të forcojë të kuptuarit tonë për historinë jo vetëm të vendndodhjes së uljes, por të Marsit në përgjithësi dhe të Sistemit Diellor. Anëtari i ekipit shkencor Briony Horgan, nga Universiteti Purdue, tha se identifikimi përfaqësonte një “arritje vërtet të madhe”.

Lexo po ashtu:  A po i vjen fundi ndarjes së fjalëkalimit të Netflix?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *