Aleanca e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO, ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar ndaj Rusisë lidhur me programin e saj për gazrat nervorë, ku përfshihet edhe Novichok, që thuhet se u përdor për helmimin e liderit opozitar, Alexei Navalny.

Qeveria ruse duhet të bashkëpunojë plotësisht me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike për një hetim të pavarur ndërkombëtar. Ne po ashtu i bëjmë thirrje Rusisë që të vërë në dispozicon të gjithë dokumentacionin për programin  Novichok, është shprehur sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg nuk ka përjashtuar marrjen e masave të ngjashme si në rastin e helmimit të Skripalëve, pra dëbimin e diplomatëve, por ka sqaruar se Navalny nuk është helmuar në territorin e NATO-s, por në Rusi, edhe pse helmimi i tij është shkelje e ligjit ndërkombëtar. Vetë Rusia ka hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se helmimi nuk është vepër e autoriteteve.

Lexo po ashtu:  Brexit: Çfarë do të ndryshojë nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Europa dhe çfarë jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *