Çmimi Nobel për fizikën këtë vit është ndarë mes Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez. Çmimi është ndarë mes Roger Penrose për zbulimin që formimi i vrimave të zeza ka qenë një parashikim i teorisë së përgjithshme të relativitetit, dhe Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez për zbulimin e një objekti kompakt super të dendur në qendër të galaksisë tonë. Komiteti i Nobelit ja ka atribuuar këtë çmim zbulimit “të mistereve më të errëta të universit”. Fizikanti Roger Penrose ka treguar se vrimat e zeza janë pasojë e pashmangshme e teorisë së relativitetit të shkencëtarit Albert Einstein.

Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez janë shpallur fitues të këtij viti. Kimisti dhe industrialisti suedez, Alfred Nobel, e krijoi këtë çmim më 1895, një vit para se të vdiste.

Lexo po ashtu:  Samsung raporton fitime rekord

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *