Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare Colin Powell, ish-sekretari amerikan i Shtetit, i pari në këtë detyrë nga komuniteti afro-amerikan. Shkaku i vdekjes është zyrtarizuar se kanë qenë ndërlikimet nga CoVid-19.

Powell ishte një gjeneral me katër yje dhe ka mbajtur edhe detyrën e Shefit të Shtabeve të Bashkuara të SHBA dhe ka shërbyer nën katër presidentë. Pika më e ulët e karrierës së tij ishte fjalimi i vitit 2003 në OKB, gjatë të cilit Powell foli për ekzistencën e armëve të shkatërrimit në masë që u provua se ishte një pretendim i rremë.

I lindur në Harlem, Powell mori pjesë në luftën e Vietnamit, në fillim si këshilltar, mandej në rolin e hetuesit të masakrës së My Lai.

Me detyra të larta në administratën e Ronald Reagan dhe mandej të George Bush dhe Bill Clinton, ai përpiloi të ashtuquajturën “Doktrina Powell” sipas të cilës ndërhyrja e SHBA në konflikte të huaja duhet të shoqërohet me dislokim masiv trupash dhe mjetesh po me synim të qartë politik. Imazhi i tij u rrit gjatë Luftës së Gjirit më 1991.

Lexo po ashtu:  Gjakovari gjen 8000 euro dhe i dorëzon në polici, paratë i kthehen pronarit

I deklaruar si republikan liberal, nga viti 2008, Powell u angazhua për demokratët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *