Koronavirusi sjell edhe vdekjen e parë mes të famshmëve. Shkrimtari Luis Sepulveda, ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare për shkak të CoVid-19. Ai lindi në Kili në vitin 1949 dhe u largua nga vendi pas burgosjes që iu bë nga pushteti i Augusto Pinoçetit. Në vitin 1989 mori çmim me veprën “Plaku që lexonte romane dashurie”.

Ai ishte resident në Gijon të Spanjës që nga viti 1997 dhe duket se u infektua pas kthimit nga festivali letrar Correntes d’Escritas që u mbajt në Portugali. U shtrua në spital që më 27 shkurt kur u konstatua se ishte infektuar dhe ndërroi jetë gati një muaj e gjysmë më pas. Një nga veprat e tij më të njohura e përkthyer edhe në shqip është “Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte”.

Lexo po ashtu:  Kufijtë e BE-së mbeten të mbyllura për vendet e Ballkanit, përveç Malit të Zi dhe Serbisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *