Shpesh gjatë rutinës sonë të përditshme e ndiejmë veten tepër të lodhur dhe na duket sikur truri jonë është duke fjetur gjumë, ndërkohë që ne rrimë kot zgjuar duke u përpjekur të bëjmë aktivitetet që na takojnë.

Mirëpo ne e dimë se në punë, në shkollë, në shoqëri, apo kudo ku të jemi, nuk mund të japim asgjë nga vetja, nëse qëndrojmë në atë gjendje. Ndaj, më poshtë keni një listë me këshilla të vlefshme se çfarë duhet të bëni për ta ndryshuar këtë gjendje:

  1. Shmangini aktivitetet e shumta në të njëjtën kohë. Përpiquni të mbyllni çdo gjë duke i lënë kohën e duhur. Duke bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë, jo vetëm që nuk do të jepni maksimumin tuaj në secilën prej tyre, por edhe do ta ngarkoni tejmase trurin tuaj.
  2. Bëni gjërat që pëlqeni duke i ndërthurur me ato që nuk i pëlqeni. Ajo që shumica prej nesh bëjnë, është të përfundojnë punët me gjërat që i pëlqejnë për të vazhduar me ato që nuk i pëlqejnë. Është mirë që t’i ndërthurni ato, në mënyrë që të mos e humbni dëshirën për të dhënë më tepër nga vetja juaj.
  3. Ushqehuni shëndetshem. Në fakt, juve mund t’ju duket sikur arrini ta menaxhoni mirë gjithçka gjatë rutinës suaj dhe mund ta menaxhoni vërtet mirë, por sërish ndjeni lodhje të madhe mendore dhe fizike. Shkaku në këtë rast mund të jetë kequshqyerja, e cila nuk ju siguron juve elementet e nevojshme për organizmin dhe pasojat mund t’i ndjeni në formën e lodhjes.
  4. Dilni dhe ecni në natyrë. Thuhet se secili prej nesh duhet që minimalisht të ecë 30 minuta në natyrë, pasi një aktivitet i tillë na ndihmon lidhur me sistemin kardiovaskular, sistemin nervor, atë kockor etj. Ecja në natyrë çliron stresin dhe përmirëson gjendjen e humorit tonë, ndaj bëni mirë ta praktikoni përditë.
  5. Bëni kujdes me orarin dhe kohëzgjatjen e gjumit. Shpesh, për shkaqe nga më të ndryshmet, ne abuzojmë me gjumin, duke e sakrifikuar atë në mënyrë që të mbyllim gjërat e tjera që na duken më të rëndësishme. Ajo që duhet të kuptojmë, është se ne nuk mund të japim asnjëherë maksimumin tonë, nëse nuk kemi fjetur mjaftueshëm orë gjumë.
Lexo po ashtu:  Dëmet e alkoolit në organizëm. Largohuni sa më parë prej tij (nëse e doni shëndetin)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *