Nëse kohët e fundit ju ka ndodhur që të doni të kaloni më shumë kohë shtrirë duke fjetur ose duke u shplodhur se sa duke dalë me miqtë dhe duke bërë aktivitete të ndryshme, atëherë ka dicka që nuk po shkon si duhet. Mos ja vini fajin ndërrimit të gjakut pasi jo gjthnjë është ai problemi. Disa arsye që pse ndiheni kështu mund të jenë:

Varësia nga kafeja ju merr energjinë

Edhe pse mendojmë se kafeina ndihmon në zgjimin tonë, ajo në të vërtetë na bën të ndihemi më të lodhur. Dr Chidi Ngëaba, drejtor i Medicine Clinic shpjegon: “Kjo është për shkak se kimia e trurit tonë nuk e pëlqen”. Kafeja gjithashtu është një çorientues serioz i gjumit.

Keni mungesë hekuri

Shifrat tregojnë se rreth një e treta e grave janë kanë sasi më të vogël të hekurit për shkak të periudhave të rënda. Disa prej tyre nga mungesa e hekurit janë më anemike. Nëse tërheqim qepallat e poshtme dhe pjesa e brendshme e syrit është e zbehtë dhe jo rozë, atëherë këto janë shenja treguese për mungesë të hekurit.

Lexo po ashtu:  5 këshilla të thjeshta që përmirësojnë funksionimin e trurit

Keni mungesë të vitaminës B

Nutricisti Rob Hobson shpjegon: “Ne të gjithë kemi jetën të ngarkuar dhe stresuese, kështu që është e domosdoshme për ti siguruar trupit kalori të mjaftueshme dhe vitaminat e duhura ti marrim gjatë ditës. “Vitaminat B janë veçanërisht e rëndësishme dhe të nevojshme për të kthyer ushqimin që ju hani në energji”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *