Ndryshe nga Edi Rama, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar për sulmet që kanë ndodhur sot mbi forcat e Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Meta ka shprehur besimin e tij se institucionet e Kosovës do t’i zbardhin rrethanat e akteve, që ai i ka quajtur burracake.

“Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok.

Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët. Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar presidenti Meta

Lexo po ashtu:  'I nderuari zotëri Ramush Haradinaj', Kurti merr duartrokitje në Gllogjan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *