Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka folur gjatë një interpelance sot në Kuvendin e Shqipërisë edhe për arsyet e largimit të njerëzve.

“Largohen njerëzit se kanë inat qeverinë. Njerëzit largohen për arsyet e tyre ekonomike. Çështja e emigracionit është një histori e cila nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por nëse ka një arsye pse njerëzit po largohen përveç ekonomisë, janë budallallëqet që prodhohen nga politika, siç ndodhi sot në këtë interpelancë”, tha ai.

Është një konstatim naiv deri diku, por që ka rëndësi sepse dallon nga qëndrimi konstant  kryeministrit i Edi Rama, që e njeh emigrimin si dialektikë të historisë sonë. Zoti Majko flet për budallallëqe të politikës që mërzisin njerëzinë, mirëpo ne e dimë shumë mirë se nuk e lë kush vendin për gjëra të tilla. Në fakt janë politikat që miratohen në atë sallë kriminale që detyrojnë njerëzit të ikin.

Janë ngritjet e duarve pa menduar, mbyllja e gojëve, memecëria e të emëruarve për projekte pas projektesh, ato që shpërndajnë flamën e të keqes në një vend që është kapur për fyti. Vetë z. Majko ka thënë sot një budallallëk, por kush vallë do vendoste të ikte pse ai këput gjëra të tilla? Askush. Por kur z. Majko dhe të tjerë miratojë prishjen e Teatrit, koncesione shokës dhe miqsh, nuk flasin për kanabizimin, ndërtimin me para të pakontrolluara, atëherë patjetër që shumëkush do nisë të mendojë për të ikur.

Lexo po ashtu:  Pse Naim Frashëri...

E megjithatë edhe kaq mjafton. Një budallallëk i tillë mjafton për të na bindur se ikja perceptohet si problem edhe në kampin e shumicës qeverisëse që ka zgjedhur të mos flasë më veçse për suksese. Duke mos bërë asgjë, por duke soditur, ndoshta me gëzim ikjen e një pjese të madhe të shoqërisë, që përndryshe dikur do të mbilizohej kundër tyre. Sepse nëse ka një piramidë që nuk zgjat është hajdutëria shtetërore, e cila në Shqipëri ka kampione të majtën zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *