Turqia vazhdon të besojë se finalja e Champions League 2020 do të zhvillohet rregullisht në Stadiumin Olimpik Ataturk të Stambollit, selia origjinale e ndeshje së parashikuar fillimisht për në 30 maj. Është i bindur ministri i Sportit i Ankarasë, Mehmet Kasapoglu: “Nuk kam dyshime se mund të zhvillohet në Turqi në mënyrën më të mirë. Jemi me besim se do të marrim lajme të mira – ka thënë ai në lidhje me Komitetin ekzekutiv Uefa të mërkurën në 17 qershor, që do të marrë një vendim për këtë cështje – Është shumë e rëndësishme dhe po e ndjekim nga afër”.

Në ditët e kaluara kishte qarkulluar hipoteza e një tërheqje përfundimtare nga ana e Stambollit, lidhur me mundësinë për të zhvilluar ndeshje me dyer të hapura. Uefa këërkonte kështu të ishte e mbrojtur, duke gjetur zgjedhje alternative. Mes këtyre, më e akredituara, ajo e një “Final 8” luajtur tërësisht në Lisbonë. Ceferin, sidoqoftë, nuk ka përjashtuar ende kategorikisht se akti konkluziv i turneut mund të diskutohet me publik, duke marrë në kosideratë edhe se në shumë vende europiane po flitet për të rikthyer tifozët në stadiume, që këtë verë. Madje, për momentin duket se Uefa po punon mbi një plan në këtë drejtim. Ja përse Turqia vazhdon të besojë në mundësinë për të mirëpritur finalen, edhe pse për një vendim përfundimtar duhet pritur akoma ndonjë ditë.

Lexo po ashtu:  Chiellini lartëson Ibrahimoviçin: Ai hyri në zemrën time

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *