Një studim i kryer së fundmi në Universitetin e Gjeorgjisë, ka treguar se studentët që nuk kanë qenë asnjëherë në një lidhje, janë më pak të prirur drejt depresionit dhe kanë aftësi më të mira sociale. Sipas tyre, të mos krijosh një marrëdhënie dashurore në atë periudhë mund të jetë një zgjedhje mjaft e dobishme.

Duke qenë se rikërkimet e shumta e kanë konsideruar lidhjen në atë moshë si diçka krejtësisht normale dhe si eksperiencë të moshës, atëherë çfarë ndodh me studentët që nuk kanë patur kurrë një lidhje? A i bën kjo gjë ata më pak social? Studimi tregoi se të dyja palët kishin aftësi të përafërta, por ndërkohë adoleshentët që nuk kanë pasur lidhje, sipas mësuesve, kishin marrëdhënie më pozitive me familjarët, shokët dhe nxënësit e tjerë.

Gjithashtu, studentët që kishin deklaruar se ndihen të zemëruar dhe të pashpresë ishin më të pakët në numër në këtë grup. Ndërkaq, ata kanë theksuar se kjo nuk është një thirrje që adoleshentët të mos krijojnë më lidhje pasi mbetet një zgjedhje e tyre. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  ''Kush ka vajza, botën ka'', 5 gjërat që mamatë e forta u thonë bijave të tyre çdo ditë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *