Shpesh e kemi pyetur veten në një pikë të jetës: çfarë është bukuria, pas së cilës thuren kaq shumë vargje, këngë dhe industri të tëra.

Aristoteli do të thoshte se është dhuratë e Zotit, por duket se bukuria është edhe çështje vetëbesimi në ditët e sotshme.

Ndërsa dikur, në lashtësi, këto 12 thënie do t’ju tregojnë se si konceptohej bukuria…

Duket se disa koncepte nuk vdesin kurrë, ashtu si edhe këto aforizma të personazheve më të fuqishëm që ka njohur njerëzimi.

1. Bukuria është dhuratë e Zotit.
– Aristoteli

2. Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.
– Aristoteli

3. Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të liq.
– Shën Agustini

4. Në çastin që një vajzë fillon e nuk ka më ndrojtje dhe nuk skuqet më, atëhere ajo ka humbur pjesën më tërheqëse dhe më fuqiplotë të bukurisë së vet.
– Grigori i 1-rë, shek 6-të

Lexo po ashtu:  Atje po shkojmë, "Astrit, shumë, shumë të dua!" "Babi, unë ty edhe një herë më shumë!"

5. Të lutem o Zot, më bëj të bukur përbrenda.
– Sokrati

6. Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë, varen nga thjeshtësia.
– Platoni

7. Njësoj si mund të gabojë një mendje kur ajo gjykon nën veprimin e pijes së verës, ose një sy, kur ai sheh në errësirë, ashtu mund të gabojë edhe një shpirt, kur ai është i dehur prej një bukurie.
– Ovidi

8. Njoh dikë që kur pa një grua me një bukuri goditëse, ju lut Krijuesit për të. Duket pra se pamja e saj e ndriçoi atë burrë, që t’i drejtohej Zotit me përdëllim.
– Shën Joan Klimakus, shek. 7-të

9. Ç’ka është e bukur është e mirë dhe, kush është i mirë, shpejt do të konsiderohet edhe si i bukur.
– Safo

11. Asgjë e bukur nuk është e bukur, po qe se shikohet nga të gjitha këndvështrimet.
– Horaci

12. Kur në mesnatë kandili shuhet, të gjitha gratë, kanë një bukuri që s’thuhet.
– Plutarku.

Lexo po ashtu:  Vdekja e çuditshme e Eskilit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *