Meghan Markle është shprehur se ka qenë njëri prej personave më të stigmatizuar në vitin 2019.

Deklarata të tilla ajo i ka bërë gjatë një tubimi në shkollën Santa Barbara, ndërsa si temë u trajtua Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor, shkruan Daily Mail.

Ajo dhe Princ Harry u kishin treguar studentëve po ashtu se si të ndihmojnë botën sikur fizikisht, mentalisht dhe emocionalisht.

Një përzgjedhje e tillë për të mbajtur fjalime ka qenë për shkak të moshës së studentëve, pasi në kohën e adoleshencës ndodh të ballafaqohen me probleme të ndryshme mendore.

Megan gjithashtu shtoi se si pandemia coronavirus ka shkaktuar varësi tek njerëzit, të cilët u lidhën edhe më shumë me rrjete sociale gjatë kësaj kohe.

“Unë po flas në mënyrë personale, pasi më kanë thënë se në vitin 2019 kam qenë personi më i përfolur në mbarë botën”, është shprehur ajo.

Mes tjerash ajo shtoi: “Nuk më intereson nëse ju jeni 15 apo 25 vjeç, nëse njerëzit flasin për ju, që nuk janë të vërteta, nuk do të thotë të shkatërroni shëndetin tuaj mendor”.

Lexo po ashtu:  Nëse infektohen deputetët, të mos u vihen respiratorët

Përkundër faktit se u përball me shumë akuza të ndryshme, Markle tashmë është në gjendje të mirë, teksa është fokusuar më shumë në vete.

Sa i përket Princ Harry, ai tregoi problemet që kishte, pas vdekjes së nënës së tij, Princess Diana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *