Oliver Cromwell*
Disa ditë më vonë ky Parlament u shpërnda, 20 prill, 1653

Është koha e duhur për mua për t’i dhënë fund mbledhjes suaj në këtë vend, të cilin e keni çnderuar me përbuzjen e gjithë ndershmërisë, dhe ndotur nga ushtrimi i çdo vesi; ju jeni një turmë përçarëse, dhe armiqtë e çdo qeverie të mirë; ju jeni një tufë me mjeranë mercenarë, dhe do të pëlqenit që Esau t’ju shiste vendin për pjatë çorbë dhe jeni si Juda që tradhtoi Perëndinë për pak monedha; a ju ka mbetur ndonjë virtyt i vetëm mes jush?
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

A ka ndonjë ves që ju s’e keni? Nuk jeni më shumë fetarë se kali im; ari është Perëndia juaj; cili prej jush nuk e ka shitur ndërgjegjen për ryshfete? A ka ndonjë burrë në mesin tuaj që merakoset sado pak për të mirën e Shtetit? Ju, prostituta të ndyra, a nuk e keni fëlliqur ju këtë vend të shenjtë, dhe e keni kthyer tempullin e Zotit në një strofull hajdutësh, me anë të parimeve imorale dhe praktikave djallëzore?
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  BAJRONI: “I dua grekët; kopukë me veset e turqve, pa guxim”

Jeni bërë tepër të urryeshëm për të gjithë kombin; ju jeni caktuar këtu nga njerëzit për të ndrequr fyerjen, por jeni kthyer vetë në ofendimin më të madh. Vendi juaj më thërret mua për të pastruar këtë stallë, duke i dhënë fund seancave të padrejta në këtë Dhomë; dhe me anët të ndihmës së Perëndisë, dhe forcës që më ka dhënë, këtë do të bëj; Prandaj ju urdhëroj ju, nëse nuk doni të vini jetën në rrezik, largohuni menjëherë nga ky vend; largohuni, dilni jashtë! Nxitoni! Largohuni ju skllevër të ryshfetit! Largohuni! Merreni me vete atë stolinë e shndritshme atje, dhe mbyllni dyert! Në emër të Perëndisë, largohuni!

*Oliver Kromuell lindi më 25 prill 1599 – vdiq më 3 shtator 1658 ishte udhëheqës i lartë ushtarak, politikan, ideolog dhe udhëheqës i Revolucionit Anglez. Ai udhëhoqi forcat parlamentare drejt fitores së luftës civile dhe ishte një ndër nënshkruesit e urdhërit për ekzekutimin e mbretit Charles I.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Vizatimi i Mandelës shitet për më shumë se 100 mijë dollarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *