ryeministri Edi Rama ka shpallur sot ambicien për të kandiduar për një mandat të tretë qeverisës. Nuk është diçka e jashtëzakonshme. Kryeministra të tjerë para tij e kanë bërë një gjë të tillë, veçse askush nuk e ka korrur suksesin. Fatos Nano më 2005 dhe Sali Berisha në vitin 2013, kandidonin për një mandat të tretë. Kësaj radhe është Edi Rama që po deklaron ambicien për një fitore tjetër.

“Çfarë duhet të bëj unë më shumë dhe më mirë në këtë sezon për të merituar respektin e atyre që më besuan drejtimin e Shqipërisë. A jam unë kryeministri më i mirë që mund të jem për shqiptarët? Po ju a jeni deputetët më të mirë që ata mund të kenë? A është kjo që kemi bërë deri më sot më e mira që ne mund të bëjmë për ta? Shqiptarët nuk e kanë sot një alternativë më të mirë se sa mua dhe se ju, që na vunë në krye të vendit. Këtë ata e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo sot s’më mjafton fare dhe atyre jo e jo që nuk ju mjafton”, tha z. Rama pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që u mblodh sot në Elbasan.

Lexo po ashtu:  - Mos na impononi gjendjen e jashtëzakonshme, më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur

Megjithë rezervat e mëdha që janë shprehur për këtë vendim, askush nuk ka artikuluar një rrugëdalje tjetër politike, veç zgjedhjeve. Në fund të fundit nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme që një njeri që drejton qeverinë me bindjen se është shumë i suksesshëm, të përsërisë ofertën e tij.

Ky ekuacion politik duhet parë për atë që është. Në fund të fundit, qenia e z. Rama në garë do të testojë realisht sesa i madh është mllefi, apo pakënaqësia e qytetarëve, si dhe sa do të arrijnë forcat opozitare ta kapitalizojnë atë. Në këtë kuptim, një opozitë agresive do ta dëshironte këtë lëvizje, në vend se ta shmante atë.

Nga ana tjetër, ne mund të themi me gojën plot se partitë politike shqiptare nuk janë në gjendje të prodhojnë më politikë përtej tekave të kryetarëve. Një parti e pjekur dhe me vendimmarrje reale do të arrinte së paku të hapte një proces për të shqyrtuar kandidaturat dhe përfaqësimin për të mos ja lënë një njeriu që të shpallë se kush është më i miri dhe kush më pak i mirë.  E vetmja shpresë, nëse mund të quhet e tillë, janë listat e hapura,  apo pak të hapura që do të mund të prodhojnë një minigarë dhe shijen e votës, që ka humbur në zgjedhje të cilave u dihet përfundimi.

Lexo po ashtu:  Kosova bëhet anëtare e organizatës më të madhe të mjekësisë IFMSA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *