Mareshali Mehmet Ali pasha (Karl dë Troa) lindi në Magdenburg në një familje hugenotësh francezë. Pas vdekjës së prindërve iku në Stamboll, ku kaloi në fenë islame dhe kreu akademinë ushtarake. Mori pjesë në shumë beteja dhe arriti gradën e mareshalit. Si ekspert i njohur përfaqësoi Perandorinë Osmane në bisedimet e Shën Stefanit dhe në Kongresin e Berlinit.

Me shqiptarët ra në kontakt qysh më 1857. Më 1862 sulmoi pa sukses Malësinë e Gjakovës për të shtypur kryengritjën e Krasniqës dhe për të arrestuar prijsin e tyre Shaqir Currin. Më 1871 bëri një kërdi ndaj kryengritësve shqiptarë shkodranë.

Më 12 gusht 1878, Porta e emëroi komisar politik për zbatimin e vendimeve të Kongresit të Berlinit për dorëzimin e tokave shqiptare Malit të Zi dhe Sërbisë, gjë që kundërshtohej nga Lidhja Shqiptare në Prizren. Nga Prizreni arriti në Gjakovë më 31 gusht në sarajin e Adullah Drenit në rrugë drejt Malit të Zi. Pas bisedimesh të arshpra më 1 dhe 2 shtaror me krerët Lidhjës në Gjakovë, filloi lufta, e cila përfundoi më 6 shtator 1878 me vrasjën e tij, të ushtarëve që e shoqëronin dhe të disa mikëpritësve.

Lexo po ashtu:  Eksperiment i dështuar i Europës në Ballkan

Kështu përfundoi jetën njeri nga shtetarët, ushtarakët dhe diplomatët më të shquar të Perandorisë Osmane, i cili shkruante edhe poezi në gjermanisht, frengjisht, greqisht, persisht, arabisht dhe turqisht. U varros përballë sarajit të Abdullah Drenit bashkë me 400 vullnetarë të Lidhjës.

Në arsyetimin e hollësishëm mbi mbrojtjen e këtij monumenti thuhet se ai gjeti strehim te feudali renegat Abdullah Dreni, se të parët që rrethuan sarajin ishin malësorët e udhëhequr nga Mic Sokoli, se rrethuesit dogjën sarajin etj.

Varri i kriminelit Maxharri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *