Moska dhe Uashingoni kanë rënë dakord të zgjasin marrëveshjen e bashkëpunimit në hapësirë, gjë që lejon kozmonautët rusë dhe astronautët amerikanë të eksplorojnë së bashku hapësirën.

Të shtunën, kryeministri rus Mikhail Mishustin miratoi propozimet, duke zgjatur marrëveshjen deri në fund të vitit 2030. Sipas një zyrtari, marrëveshja parashikon “kërkimin dhe përdorimin e hapësirës së jashtme për qëllime paqësore” për pjesën më të mirë të dekadës së ardhshme.

“Ky dokument është një nga instrumentet kryesorë ligjorë që përcakton kushtet për bashkëpunimin ruso-amerikan në eksplorimin e hapësirës”, vë në dukje qeveria ruse.

Zgjatja e marrëveshjes është në interes të të dy palëve dhe do të kontribuojë në zbatimin efektiv të projekteve të përbashkëta hapësinore.

Nënshkruar për herë të parë në vitin 1992 midis Presidentit të atëhershëm George Ë. Bush dhe liderit të parë postsovjetik të Rusisë, Boris Yeltsin, pakti është zgjatur katër herë që nga ajo kohë.

Nënshkrimi i paktit vjen në një kohë kur mes Uashingtonin dhe Moskës ka një çarje diplomatike. Javën e kaluar, kryediplomati Sergey Lavrov tha se gjendja e marrëdhënieve midis dy vendeve kishte “prekur fundin”, dhe se aktualisht nuk ka plane fikse për të rikthyer sërish në Uashingon ambasadorin e Rusisë, Anatoli Antonov.

Lexo po ashtu:  Ambasadori i Zvicrës kritikon Amerikën: Kosova është në Evropë

Largimi i këtij të fundit erdhi pasi Presidenti i SHBA, Joe Biden, u pyet nga një prezantues televiziv nëse mendonte se Putin është vrasës. “Mmm-hmm, po,” tha Biden.

Kryetari i parlamentit rus, Vyacheslav Volodin, e quajti këtë një fyerje për Rusinë.

Ky është një hidhërim që vjen nga pafuqia. Putini është presidenti ynë. Kush sulmon atë ka sulmuar vendin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *