Ne ikim shpejt.. pas 2-3 javë..
Nëse bëjmë trazira me vetura na falni..
Erdhëm me i’u pa.. na duroni pak”

Disa fjalë para se me ardh në Vendlindje..

“Pushimi” jonë nuk fillon me ditën që mbërrimë në Vendlindje. Ai fillon shumë më herët… fillon kah shkurti-marsi duke bërë plane në punë me kolegë se kush kur shkon… duke u munduar të marrim ditët kur axha, halla, tezja apo daja marton apo fejon djalin apo vajzën, që siq na takon nderi të jemi aty dhe ti shohim të gjithë bashkë.

Më pas duhet marr me të mirë shefin në zyre që të miratoj pushimin e kërkuar… plotësojmë afro 3 formularë, miratohen pas 2-3 jave.. në pritje po apo jo?

Tani vazhdojnë para-pregaditjet, dhuratat etj.. dhe ja më në fund erdhi dita.. vie rruga jonë e largët mbi 1600 km.. disa me aeroplanë, disa me veturë apo autobus.. nxehtësi e madhe.. rraskapitje… pritje me orë të shumta.. disa marrin rrugën e armikut për të parë miqtë..dhe ja më në fund tabela: “Mirë se vini në Republiken e ILIRIDËS”.

Lexo po ashtu:  Agresioni i mundshëm Rus mbi Ukrainën dhe Kosova

Ç’ndjenje.. mall por edhe lot gëzimi..eh sa mundi.. sa koha.. sa shpenzimet.. për këtë moment të vetëm. Nëse thonë që dita e mirë shihet në mëngjes, poashtu unë them se një vend shihet tek hyrja e tij, tek kufiri.. disa metra pas tij shihet flamuri kuq e zi.. varrezat.. por edhe xhamia shihet.. objekte që përshkruajnë shumë mirë historinë e këtij populli.

Jetën tonë siq e rregulluam e lamë pas, për një moment ajo u shtangua.. gjithë ato të mira i lamë dhe erdhëm të kalojmë “pushimin” në njërin ndër vendet më të varfëra ekonomikisht.. por jo shpirtërisht dhe moralisht, jo kurrë!

Derisa kolegët na dërgojnë foto nga detet e bukura ne ç’mallemi me familjet tona.. jo se nuk kemi mundësi edhe ne, por ne sërish vendosëm familjen para kënaqësisë personale. Vimë sepse e duam atdheun, e kemi familjen e farefisin këtu.. vimë për ato nipa e mbesa që nga largësia i shohim përmes fotove duke u rritur.. e zemra na dhemb, por nuk e shprehim..vimë në shenjë respekti për dëshmorët që dhanë jetën për këtë tokë.. t’iu tregojmë se nuk u harrua vepra tyre..

Lexo po ashtu:  “Fjalimi i Vjosa Osmanit – mburrja jonë, mospjesëmarrja e Piktorit në parlament – turpi i politikës shqiptare!”

Po ashtu ne nuk vimë me shit mend me tesha e me Red Bulla, njejt edhe këtu kështu jetojmë pasi punojmë çdo ditë për to…
…andaj një lutje: Ne ikim shpejt.. 2-3 javë.. nëse bëjmë trazira me vetura na falni.. erdhëm me i’u pa..na duroni pak.

Erdhëm me i hargju ato para që i mblodhëm me mund që sa muaj.. me ato para që në Dubai 2 javë do na hapnin dyert e hoteleve luksoze, por.. ne nuk e shesim vendin tonë për asgjë tjetër në këtë botë.

Së paku na respektoni, e mos na ofendoni. Disa etiketime do i injorojmë, por mos mendoni se nuk na dhembin.. Ndoshta jemi rritur ndryshe, mendojmë ndryshe.. por edhe ne jemi shqiptar sikur ju.

Edhe një gjë: Mos na vlerësoni nga veshja apo pamja e jashtme. Por nga veprat, karakteri dhe ana njerëzore.
Paqja e Zotit qoftë mbi ju! #Shpërndaje

Shkroi: Kosovar Kollani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *