Sir Isaac Newton ishte një fizikan, matematikan, astronom, filozof dhe alkimist anglez, i njohur gjerësisht për kontributin e tij në revolucionin shkencor të shekullit të 17-të.

Në fëmijëri, e ëma e tërhoqi atë nga shkolla pasi donte që Njutoni të bëhej një fermer. Siç pritej, një fëmijë kaq i ndritshëm nuk ishte i aftë të ishte fermer, dhe rezultoi padyshim i paaftë në të. Si pasojë, ai u dërgua përsëri në shkollë për të përfunduar arsimin e tij.

Shumë nga veprat e tij mbetën të pabotuara shumë kohë pas vdekjes së tij, veçanërisht studimet mbi alkiminë. Sidoqoftë, ne kemi qasje të mjaftueshme në punën e tij në ditët e sotme dhe, natyrisht, në fjalët e tij të mençurisë.

Kështu që për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë 17 thënie të Isak Njutonit dhe si gjithnjë presim nga ju të na thoni cilën pëlqyet më së shumti.

Nëse kam parë më larg, e kam bërë duke qëndruar mbi supet e Gjigandëve.

Unë mund të llogaris lëvizjen e trupave qiellorë por jo çmendurinë e njerëzve.

Lexo po ashtu:  Fyerjet e shkrimtarëve për njëri – tjetrin!

Takti është aftësia për të arritur një dakordësim pa bërë asnjë armik.
Ajo që dimë është një pikë, ajo që nuk e dimë është një oqean.

Graviteti shpjegon lëvizjet e planetëve, por nuk mund të shpjegojë se kush i vë në lëvizje planetët.

E vërteta duhet të gjendet gjithnjë në thjeshtësi, dhe jo në shumëfishimin dhe konfuzionin e gjërave.

Asnjë zbulim i madh nuk u bë kurrë pa një mendim të guximshëm.

Gjenialiteti është durim.

Për çdo veprim ka gjithmonë një reagim të barabartë.

Çfarë ngjitet lart do të bjerë poshtë.

Njeriu mund të imagjinojë gjëra që janë të rreme, por ai mund të kuptojë vetëm gjëra që janë të vërteta.

Për veten time unë jam vetëm një fëmijë që luan në plazh, ndërsa oqeane të mëdha të së vërtetës qëndrojnë të pazbuluara para meje.

Ne kemi ndërtuar shumë mure dhe jo mjaftueshëm ura.

Sa më shumë kohë dhe përkushtim të harxhojë dikush në adhurimin e perëndisë së rreme, aq më pak ai është në gjendje t’i kushtohet Atij të Vërtetit.

Lexo po ashtu:  ”Walt Disney” mbyll blerjen 71 miliardë dollarëshe me ”Twenty-First Century Fox”

Ashtu siç një i verbër nuk ka ide për ngjyrat, kështu as ne nuk kemi idenë për mënyrën me të cilën Zoti i urtë i percepton dhe i kupton të gjitha gjërat.

Nëse të tjerët do të mendonin aq shumë sa unë, atëherë ata do të arrinin rezultate të ngjashme.

E vërteta është bija e heshtjes dhe meditimit. E mbaj objektin e studimit vazhdimisht para meje dhe pres derisa agimi i parë të hapet ngadalë, nga pak e nga pak, në një dritë të plotë dhe të qartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *