Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se pritshmëritë për takimin me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak janë që të vazhdojnë me përgatitjet për takimin e datës 18 mars në kuadër të dialogut.

“Pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e datës 18 mars në Maqedoninë e Veriut në Ohër dhe të shohim se si do të mund të ja bashkëngjisim përkufizimin të dakorduar evropian dhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithëpërfshirja dhe nga efikasiteti”, tha Kurti.

I pyetur nëse do të ketë nënshkrim në takimin e radhës, Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në takimin e mbajtur me 27 shkurt. Ai shtoi se është dëm që teksti i dakroduar me pesë fjali në preambul dhe 11 nene gjithsej tashmë nuk është nënshkruar me datën 27 shkurt.

Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë një vizite në Graqanicë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe emisari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak do të takohen të enjten në kryeqytetin kosovar për të diskutuar për udhërrëfyesin për zbatimin e planit evropian. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu. “Po, të enjten”, është shprehur ai kur është pyetur për mundësinë e takimit.

Lexo po ashtu:  Shqipëria i jep Kosovës energji elektrike për netët e festave, Balluku: Do na e kthejnë në verë

Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 mars në Ohër.

Ky do të jetë një takim ku liderët do të diskutojnë planin e zbatimit që është pjesë integrale e propozimit evropian – marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *