Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë pjesë e Konferencës së përvitshme të Sigurisë që do të mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Pjesëmarrjen e Kurtit në këtë konferencë e ka konfirmuar për Telegrafin nga zyra e kryeministrit.

“Po kryeministri do të marrë pjesë”, kanë thënë shkurt nga zyra e kryeministrit.

Në këtë konferencë pjesëmarrës do të jetë edhe i dërguari special i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Konferenca do të mbahet nga data 14 shkurt deri më datën 16 shkurt, ku do të marrin pjesë krerët e shteteve më të fuqishme evropiane

Lexo po ashtu:  Profesori nga Tirana komenton qeverinë e re të Kosovës: Sfidat e Albin Kurtit (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *