Të shumta janë figurat e njohura të cilët kanë shfrytëzuar famën e tyre për të sensibilizuar njerëzit dhe për t’i ardhur në ndihmë me shuma të ndryshme monetare. Nismës për të ndihmuar në luftimin e Koronavirusit i është bashkuar dhe Lionel Messi. Që prej fillimit të kësaj situate ka punuar shumë për të rritur ndërgjegjësimin për pandeminë dhe së fundmi ai ka ndërmarrë një hap më tej, duke dhuruar 1 milionë euro për të ndihmuar punonjësit e kujdesit shëndetësor me ilaçe.

Barcelona, së bashku me pjesën tjetër të Spanjës aktualisht janë në izolim ndërsa vendi po përpiqet të marrë në kontroll situatën ku virusi po përhapet me shpejtësi.

Lexo po ashtu:  E ndal edhe Celta, Barcelona i largohet titullit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *