Dashamir Uruçi

Prej disa vitesh, kanë filluar provokimet e popullsisë së fshatit MARTINAJ, nga përfaqësues të kishës ortodokse serbe për të ngritur një objekt kulti, mbi rrënojat e një kishe të viteve 1930.

Ky objekt u pat ndërtuar dhunshëm mbi pronat e familjes shqiptare PRELVUKAJ, pa leje të organeve lokale duke shkelur me të dyja këmbët, të drejtën ligjore të pronësisë dhe nëpërkëmbur moralisht banorët vendas dhe besimin e tyre fetar.

Fshati MARTINAJ është një fshat shumë i bukur i mbushur me vila dhe 100 për qind i banuar nga shqiptarë autoktonë.

Vetëm dy familje serbe jetojnë aty, rreth 3 kilometra nga qendra e fshatit të cilët sipas burimeve vendore nuk janë prononcuar për ndërtimin e objektit në fjalë.

Pas përpjekjeve për ndërtimin e një depoje të madhe plehrash pranë këtij fshati turistik, ndërtimi i kësaj kishe është provokimi i dytë që i bëhet banorëve shqiptarë të kësaj zone.

Është detyrë e organeve shtetërore vendore e qendrore në Mal të Zi, organizatave të shoqërisë civile dhe partive politike shqiptare të ngrejnë zërin e të ndalin provokimet ndaj banorëve fisnikë të MARTINAJVE.

Lexo po ashtu:  Kastrati: FSK-ja e ka detyrë t’i mbrojë kufijtë e vendit, mund të ndërhyjë edhe në veri

Askush nuk duhet të harrojë se ashtu si është shembur herën e parë menjëherë pas ndërtimit, kjo kishë me siguri, do të shembet përsëri sepse thjesht e thënë nuk e ka vendin aty dhe nuk ka asnjë lidhje me banorët shqiptarë të asaj ane./MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *