Me dimrin në prag, çerdhet në Norvegji e kuptojnë që duhet të ulin temperaturën për të pasur mundësi për të paguar faturat e tyre të energjisë elektrike.

– Ne kemi ulur temperaturën në të gjitha çerdhet tona në 19 gradë celsius.

Kështu thotë menaxheri i përgjithshëm i ‘Fondacionit Kanvas Kindergarten’, Robert Ullmann. Ky fondacion operon gjithsej 66 kopshte në mbarë Norvegjinë.

Për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike, udhëheqësit e Kopshteve kanë zgjedhur të ulin ngrohjen në çerdhe për të kapërcyer kostot e larta.

Vendimi është marrë që në shtator. Duhet theksuar se edhe Teatri Norvegjez ka ulur temperaturën me një gradë.

– Është një ushtrim i mirë, në të njëjtën kohë që duhet të ulim kostot e energjisë, duhet të marrim edhe përgjegjësi sociale dhe të bëjmë një përpjekje të përbashkët për të ulur konsumin tonë të energjisë.

Ulja e temperaturës është një veprim që shumë institucione norvegjeze e kanë ndërmarrë në një përpjekje për të kursyer energjinë elektrike. Kuvendi norvegjez (Stortinget) njoftoi javën e kaluar se edhe ata po ulin temperaturën dhe po mbyllin saunën. Në të gjitha kishat në Oslo është ulur temperatura poashtu.

Lexo po ashtu:  Konica: "Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten ... trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie."

Edhe Teatri Norvegjez ka ulur temperaturën për të kursyer energjinë elektrike. Ata e kanë bërë këtë tashmë në gusht.

– Ne e kemi ulur temperaturën kudo me një shkallë, thotë drejtori Hans Antonsen. Temperatura ndryshon pak nga dhoma në dhomë, por zakonisht është më së shumti 21 gradë./MekuliPress/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *