Në qoftë se më vrisni, ruajeni gjakun tim, që me të fëmijët të shkruajnë gjuhën shqipe” ishte deklarata e Petro Nini Luarasit ndaj autoriteteve të Patrikanës greke në vitin 1910.
Kjo nuk është një deklaratë patetike ose legjendë urbane, por është thirrja e shpirtit të njeriut që parashënjoi fundin e vet, fund që do t’i vinte pikërisht një vit më pas (më 1911), si pasojë e helmimit nga grekët.
Ai mori mallkimin e Dhespotit të Kosturit, sepse e shfrytëzoi detyrën e tij si mësues në shkollat greke të Ersekës e Kolonjës, për të përhapur gjuhën shqipe. Gjatë 30 vjetëve aktive në veprimtari atdhetare dhe si mësues i palodhur i grupmoshave e i shtresave të gjëra të popullit shqiptar, ai arriti të hapte 7 shkolla të ndryshme në gjuhën shqipe (mes tyre rihapi edhe “Mësonjëtoren e Korçës, në vitin 1888) dhe të mësonte me qindra e mijëra shqiptarë, deri në ditën që dha shpirt. /MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  McAllister: Shkëmbimi i territoreve nuk është çështje për diskutim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *