Në rrugët e një qyteti gjerman po vendosen kabina në të cilat nuk mund të depërtojë uji dhe era dhe kjo është bërë për tu ofruar strehim të pastrehëve.

Kabinat prej çeliku dhe druri të cilat zënë deri në dy persona, mbrojnë nga të ftohtit, era dhe lagështia. Ato garantojnë po ashtu edhe rifreskim të ajrit, shkruan The Independent.

Kabinat janë vendosur në qytetin Ulm, në perëndim të Munihut, në parqe dhe vende të tjera ku flenë zakonisht njerëzit e pastrehë.

Kabinat janë të pajisura po ashtu edhe me panele solare dhe janë të lidhura me rrjetin e radios, duke u mundësuar banorëve të tyre që të komunikojnë pa pasur nevojë për lidhje mobile.

Lexo po ashtu:  Një studim thotë... Në fakt studime të tilla duhen injoruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *