Në Shqipëri: kurrë të mos ngrem krye?
Ramiz Alia: mos ngrini krye kundër meje se na kthehen ballistët e zogistët;
Sali Berisha: mos ngrini krye kundër meje se na kthehen enveristët e ramizistët;
Edi Rama: mos ngrini krye kundër meje se na kthehen berishistët.
*
Ramiz Alia: zogistët kanë ardhur në pushtet me ndihmën e Serbisë;
Sali Berisha: enveristët janë pjellë e Dushan Mugoshës dhe Miladin Popoviçit;
Edi Rama: Berisha e ka furnizuar me naftë ushtrinë e Millosheviçit;
Edi Rama: miku im Vuçiq, jam me ty për ndarjen e Kosovës dhe minishengenin e udhëhequr prej teje.
*
Të gjithë me Serbinë. Por kundër asnjërit mos ngrini krye në Shqipëri, sepse trazirat kundër tyre i nxisin Serbia dhe Rusia!
Të gjithë me Serbinë. Por kundër asnjërit mos ngrini krye në Shqipëri, sepse dëmtohet Kosova!
Përkundrazi, më kujtohen fjalët e Ajet Haxhisë: “Pa rënë Serbia në Shqipëri nuk bie as në Kosovë”! Mund të shtoj: dhe anasjelltas.
*
Sa kaq, duke na friksuar me khimin e pararendësit, në fakt bashkërisht na këshillojnë gjetjen e frymëzimit tek ata, në një të kaluar të ndërtuar prej tyre.
Mirëpo, ne e kërkojmë frymëzimin në atë të kaluar që këto tradita s’e lanë asnjëherë të realizohet. Siç nuk duan të na lënë tani.
Ne e kërkojmë frymëzimim në të ardhmen. Jashtë këtyre traditave e praktikave.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti: Hetimet për sulmin në Ibër-Lepenc janë në vazhdim, do të publikohen detaje për përfshirjen e akterëve të huaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *