Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se kanë interes që në zgjedhjet e ardhshme të bashkëpunojnë me Vjosa Osmanin.

Ajo në KTV ka deklaruar se akoma nuk diskutuar mes partisë lidhur me ndonjë bashkëpunim të mundshëm me Osmanin për faktin se sipas saj, duhet parë fati politik i Osmanit, se a do formojë iniciativën e saj qytetare.

“Ne si parti kemi thënë se jemi në diskutime apo kemi një interes që të bashkëpunojmë me zonjën Osmani. Në Vetëvendosje ende nuk është diskutuar se a do të hyjmë bashkë në zgjedhje nëse Osmani krijon një iniciativë qytetare”.

Haxhiu ka deklaruar se posti i presidentit duhet t’i takojë një personaliteti që nuk përfaqëson ndonjë subjekt politik dhe që përfaqëson unitetin e popullit.

“Ne nuk besojmë që çështja e postit të presidentit duhet të diskutohet. Insistojmë për një president që përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk përfaqëson ndonjë subjekt politik”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu:  Zgjohuni o Shqiptarë, - Shaban Bali Nokshiqi, 93 vjeçar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *