Një ndër çështjet më befasuese të fushatës ruse në Ukrainës është dështimi evident i ushtrisë së Rusisë në përmbushjen e synimeve strategjike, manovrën dhe mbështetjen logjistike. Fakti i fundit i ndryshimit të drejtimit të sulmit kryesor, nga Kievi në Donbas, pas javësh dislokimi, provon se Kremlini nisi një invasion të papërgatitur, ose më saktë të përgatitur vetëm me arrogancë.

Historiani britanik, Antony Beevor, shprehet në një intervistë për “Spiegel” se Putin dhe shtabi i tij, çuditërisht injoruan edhe mësimet bazike të përvojës së ushtrisë sovjetike.

Fiksimi i Putinit me “Luftën e Madhe Patriotike” kundër Hitlerit, ka kontribuuar në dështime të jashtëzakonshme të tijat në pushtimin e Ukrainës dhe në një përsëritje të çuditshme të gabimeve të së shkuarës.

Ai me sa duket e pa ende tankun si një simbol të madh dhe armë të fuqishme nga ditët e fitores sovjetike, ndonëse është provuar tashmë ekspozimi i kësaj arme ndaj armëve anti-tank dhe dronëve, qoftë sot në Libi, por edhë në Nagorno-Karabak më 1998. E pakuptueshme, por edhe mësimet bazë nga beteja e Stalingradit dhe Berlinit u harruan. Në prill 1945, marshalli Georgy Zhukov, nën presion të jashtëzakonshëm nga Stalini, i dërgoi ushtritë e tij tankiste në Berlin pa mbështetjen e këmbësorisë. Forcat e Putinit jo vetëm bënë të njëjtin gabim, por ata i shtuan tankeve të tyre copa të çuditshme metalike, përfshirë skelete krevatësh në kulla me shpresën se armët anti-tank do të shpërthenin pa kontakt. Kjo jo vetëm nuk i shpëtoi pjesëtarët e ekuipazheve, por e rriti ekspozimin e tyre, njësoj sin ë Berlin, shprehet ai.

Lexo po ashtu:  Nata e Kadrit/ Si të gatuajmë hallvë dhe kur duhet ta konsumojmë?

Sipas tij, në invazionin e Ukrainës, u verifikua një tjetër model veprimi i ushtrisë ruse, që është mbështetja në armët e rënda. Mirëpo kjo ka ndryshuar dhe ushtria ruse ka patur rastin në Grozni dhe Halep, ndërkohë që operacionet e fundit kanë zbuluar se doktrina e ushtrisë ruse ka lëvizur shumë pak para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *