Takimi mes dy ministrave të jashtëm, atij të Rusisë, Sergey Lavrov dhe atij të Ukrainës, Dmitry Kuleba, ka prodhuar të paktën një zhvillim pozitiv: mundëisinë e një takimi mes dy presidentëve, Purtin dhe Zelenskiy. Pas takimit të mbajtur nën ndërmjetësimin e Turqisë, Lavrov ka thënë ndër të tjera se: Presidenti Putin nuk ka refuzuar kurrë të zhvillojë bisedime, ne duam vetëm të jemi të sigurtë se kontaktet nuk vendosen për hir të kontakteve por për të formalizuar marrëveshje specifike. Ne e prekëm këtë çështje sot, z. Kuleba e solli në vëmendje dhe i kujtova atij e ne jemi përherë dakord për takime që sigurojnë vlerë të shtuar dhe që zgjidhin çështjet

Lavrov ka shtuar se takimi i mundshëm mes dy presidentëve duhet përgatitur mirë pasi tanimë Ukraina i ka në dorë të gjitha propozimet e Kremlinit dhe ka premtuar të japë përgjigje specifike. Ndërkohë, Rusia ka pranuar përmes zëdhënësit Dmitry Peskov se sanksionet kanë dhënë një goditje të paprecedentë për ekonominë e vendit.

Lexo po ashtu:  Trump merr një tjetër vendim drastik ndaj Kinës, ashpërson rregullat për mediat që veprojnë në SHBA

Ekonomia jonë është në shok…Kjo është e paprecedentë. Lufta ekonomike që ka nisur kundër vendit tonë nuk ka ndodhur më parë. Kështu që është shumë e vështirë të parashikosh çdo gjë, citon “Reuters” zëdhënësin Peskov.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *