Shkruan Egzon Krasniqi

Ishte ora njëmbëdhjetë e shtatëmbëdhjetë, unë veç se kisha fillu me hy n’gjumë t’thellë, në ëndërr më shfaqeshin detyrat qe pata ushtru deri pak para se me fjet, e mbaj mend se ishte diçka e komplikuar e pa zgjidhje.

Zilja telefonit nuk m’la me i gjet zgjidhjen. Jo, nuk ishte alarmi i mëngjesit, ishte thirrja ma e zezë n’jetën tem, e që atë natë i pata vnu edhe perdet e zeza, që me fjet ma gjatë, e nesërmja ishte e diel.

T’ka vdek nana…

S’mundeni me imagjinu se prej kujt e kam marr telefonatën, se as unë vet s’iu besova veshëve t’mi.

Ishte zani i babës tem, nji za i trishtuëm, edhe sot m’vranë n’vesh e m’jep dhimbje koke.

Nuk di ma shumë për atë natë, s’di as nëse kam qajt me za apo n’heshtje, mund te them lirshëm se isha pa vetëdije.

Dhjetë ditë më vonë, u ktheve n’dhomën 403 të konviktit numër 4, është shumë afër banjove, tek hapja derën me çelësin e dredhur e pothuajse të këputur, dëgjohen një grup vajzash duke biseduar.

Lexo po ashtu:  Simboli i Ylberit: Lidhja midis Tokës dhe Qiellit

A e dëgjuat për një rast dhune n’familje?

Po moj, para tri apo katër dite e kam lexu.

Një tjetër thotë se ka një javë që ka ndodhë, një burrë e ka vrarë gruan e tij, dhe është zhdukur diku, bile kishte shkruar një letër, ” gruas duhet shtypur kokën dhe unë vetëm e bëra një detyrë të lehtë, dhe ti e bija e gruas sime, e njëjta të pret”.

Jam futur shpejtë në dhomë, i jam drejtuar dritares, nuk e di pse, për të marr ajër apo për t’u hedhur?

Ajër mora, por nuk u hodha dot, s’kisha ku të shkoj më poshtë, gruaja për t’cilën flitej ishte nëna ime.

Nëna ime vdiq, me të vdiqa edhe unë.

Babai im s’ka jetuar kurrë, dhe unë tash e tutje s’kam për të jetuar, por frymën nuk e marr e as nuk dorëzoj lehtë.

Atë natë, kur vdiq nëna, zëri im kishte zgjuar të gjithë studentet në konvikte, dikush ishte tallur e dikush kishte ndje dhimbje me mua.

Lexo po ashtu:  Lajçi: Adem, pusho tash mbas telegramit t’Hashës, Dullës, Rambos, Fatit, e ma s’ shumti t’Kadrisë

Sot e tutje, ai zë ka me u shpërnda edhe me gjerë, prap do ketë të tillë që më përqeshin, e ka edhe të tillë që më përkrahin, sot, nesër, e sa t’marrë frymë do t ‘bëhem zë i zhurmshëm kundër dhunës, e dhunuesit, si babai im, që s’jetuan kurrë, do te jetojnë vetëm pasi të marrin dënimin e merituar.

Te jetojnë të pështyrë në sipërfaqet që mbajnë shqisat e kokës, të jetojnë të pështyrë në të ashtëquajturën pafytyrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *