Nënkryetari i Konferencës së Sigurisë në Munih, Boris Ruge i ka reaguar të Dërguarit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për Dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, rreth demantit të tij për bisedën telefonike të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Shtëpinë e Bardhë.

Ruge i ka replikuar Grenellit në Twitter, duke i thënë që mos t’i fsheh detajet e bisedimeve në mes të Amerikës, Kosovës dhe Serbisë.

“Mos i fsheh detajet e bisedimeve të Amerikës, Kosovës dhe Serbisë. Qëndrimi i administratës duket i jashtëzakonshëm për të bërë presion vetëm nga njëra anë. Pozicioni i BE-së është i ndryshëm, ne e mirëpresim Albin Kurtin për hapin e parë. Ku po qëndron BE-ja dhe Gjermania tani?”, ka qenë reagimi i ambasadorit gjerman ndaj Grenellit.

Gjatë natës së mbrëmshme, Grenell ka shkruar në Twitter, se ata i kanë bërë të qartë kryeministrit Kurti për heqjen e taksës duke e kërcënuar se nëse vazhdon me këtë qëndrim ShBA nuk do të investojë në Kosovë.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ne i kemi bërë të qartë Kurtit se vendimi i tij për të mbajtur tarifat edhe pjesshëm janë duke dëmtuar ekonominë e Kosovës – dhe SHBA-ja nuk do të çojë dëm ndihmat tona nëse lidershipi i Kosovës vazhdon të dëmtojë popullin e vet në këtë mënyrë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Lexo po ashtu:  Fjalët e rënda të Berishës kundër ambasadores amerikane Yuri Kim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *