Pasë shumë protstave dhe refuzimeve të shqiptarëve dhe të shtetit të Kosovës, sot janë nënshkruar pesë marrëveshje në mes të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshjet

1 Marrëveshja e parë që pritet të nënshkruhet është ajo për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

2 Një tjetër marrëveshje që pritet të nënshkruhet është për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

3 Marrëveshja e tretë që do të nënshkruhet, është ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

4 Tjetër marrëveshje që do të nënshkruhet është, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

5Dhe marrëveshja e pestë është ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Lexo po ashtu:  Kurtit i del një pengesë për reciprocitetin, Grenell është kundër

Dy nga liderët e rajonit: Zaev dhe Vuçiç kanë mbërritur mbrëmjen e kaluar në Shqipëri. Rama i priti me darkë mirësardhje në Elbasan duke shmangur kështu udhëtimin për në Tiranë, ku po mbahej protesta e thirrur nga Sali Berisha kundër ardhjes së Vuçiç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *