Pas Greqisë, patentat shqiptare njihen edhe në Turqi

Vetëm disa ditë pasi Parlamenti grek miratoi njohjen e ndërsjellë të patentave mes Shqipërisë dhe Greqisë, përmes një marrëveshjeje, edhe Turqia do të bëjë të mundur njohjen dhe konvertimin e patentave të të gjithë shtetasve shqiptarë,

Kjo marrëveshje u firmos gjatë ditës së sotme dhe do të hyjë në fuqi pas miratimit në parlamentet e të dy vendeve.

Po ashtu ata nënshkruan edhe dy marrëveshje të tjera sa i përket shkëmbimit të diplomatëve si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ekstremizmit dhe terrorizmit

Marrëdhëniet e qëndrueshme mes dy vendeve tona janë të rrënjosura jo vetëm në lidhjet historike, por edhe të mirëvendosura në një rrafsh ndërveprimi intensiv dypalësh, bashkëpunimi konstruktiv në organizata ndërkombëtare e partneritet të qëndrueshëm në NATO, deklaroi ministri i Jashtëm Cakaj, i cili i sqaroi disa marrëveshje që lehtësojnë njohjen e patentë shoferëve të të dy vendeve.

Vetëm një vit më parë Greqia njohu patentat shqiptare, por marrëveshja u miratua në Parlamentin grek në janarin e këtij viti. Tashmë për marrëveshjen e re mbetet vetëm që Parlamenti shqiptar dhe ai turk ta kalojnë.

Lexo po ashtu:  Punëtori i postës pranon se i kishte trilluar akuzat për manipulim votash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *