“Njeriu lodhet më shumë kur rri pa bërë asgjë.”

“Hape pusin, përpara se të të zërë etja.”

“Kur fryjnë erërat e ndryshimit, disa njerëz ndërtojnë mure, të tjerë ndërtojnë mullinj.”

“Kush bën një pyetje është budalla për pesë minuta; kush nuk e bën pyetjen, mbetet budalla përgjithmonë”

“Mos ua bëj të tjerëve, atë që nuk do të doje të ta bënin ty”

“Udhëtimi i një mijë kilometrave nis me hapin e parë”

“Të flasësh shumë pa mbërritur askund, është njësoj si të hipësh në pemë për të kapur një peshk”

“Nëse e ke mendjen e fortë, gjithë gjërat e vështira do të bëhen të lehta; nëse e ke mendjen të dobët, gjithë gjërat e lehta do të bëhen të vështira”

“Çdo fëmijë e ka mirësinë të lindur”

“Nëse jep gjithmonë, gjithmonë do të kesh”

“Jepi njeriut një peshk, dhe do e ushqesh për një ditë. Mësoje të peshkojë, dhe do e ushqesh për gjithë jetën”

“Çdo gjë ka bukurinë e vet, por jo të gjithë janë në gjendje ta shikojnë”

Lexo po ashtu:  Kush janë qytetet më të vjetra të banuara në botë

“Nëse bën plane për një vit, mbill oriz. Nëse bën plane për 10 vjet, mbill pemë. Nëse bën plane për 100 vjet, eduko njerëzimin”

“Mos ki frikë se rritesh ngadalë. Ki frikë vetëm nëse rri në vend”

“Një bisedë e vetme me një burrë të mençur, vlen sa një muaj lexim librash’

“I mençuri merr vendimet e veta, budallai ndjek opinionin publik”

“Ai që përpiqet të ndjekë dy rrugë njëherësh, nuk do të mbërrijë askund”

“Kontrolloji emocionet, ose ato do të të kontrollojnë ty”. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *