Nëse do të më varnin në majë të asaj kodre,
Nënë, o nëna ime!
E di që pas do të më ndiqte veç dashuria jote,
Nënë, o nëna ime!

Nëse do të mbytesha në detin më të thellë,
Nënë, o nëna ime!
Lotët e tu deri n’fund do t’më kishin përcjellë,
Nënë, o nëna ime!

Nëse trup e shpirt një ditë do të m’i mallkonin,
E di se vetëm lutjet e tua do të më shpëtonin,
Nënë, o nëna ime!

Rudyard Kipling

Përkthyer nga Ag Apolloni

Lexo po ashtu:  “Unë nuk besoj në Zot. Zoti im është patriotizmi. Mësoji një njeriu që të jetë një qytetar i mirë, dhe kështu ke zgjidhur problemin e jetës.” – Endrju Karnegi /Shprehje mbi besimin nga ateistët më të famshëm të historisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *