Të sigurtë se nga urtësia e britanikëve kemi shumë për të marrë, ne kemi mbledhur një koleksion me thëniet të cilat do t’i mbani mend gjatë.

Fillojmë:

Sa më i vjetër violinisti, aq më i ëmbël toni (që nxjerr violina e tij).

Sëmundja vjen dhe vrap dhe ikën me hap.

Tri gjëra nuk mund të kthehen kurrë mbrapsht: fjala e thënë, shigjeta e lëshuar dhe e kaluara.

Sinqeriteti është politika më e mirë.

Suksesi ka shumë baballarë, ndërsa dështimi është jetim.

Rasti i volitshëm krijon hanin.

Rregullat janë për të tjerët, përjashtimet për mua.

Rruga që çon në zemrën e burrit kalon nëpër stomakune tij.

Pa mund u fitua, lehtë u shpenzua.

Parandjenja është një dritë në zemër.

Njerëzit pushojnë së menduari, kur pushojnë së lexuari.

Njerëzit që duan të të fusin frikën janë më frikacakët.

Njerëzit që lehtësisht nuk i besojnë njëri-tjetrit, nuk i besojnë vetes.

Një orë gjumë para mesnate vlen sa dy pas mesnate.

Nëse 100 vetë të thërrasin i mençur, edhe budallë të jesh, i beson.

Lexo po ashtu:  Nëse një qen do të ishte një mësues i mirë, ai do të na mësonte se...

Nëse nuk mendoni për të ardhmen do mbeteni pa të.

Ngul këmbë me duar të sigurta.

Njerëzit e mençur mësojnë nga gabimet e huaja, të marrët nga të vetat.

Ndize qiriun e atij tjetrit, por mos e fik tëndin.

Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi mend.

Nëse e do dikënd, lëre të shkojë; nëse kthehet është i yti, nëse s’kthehet, kurrë s’ka qenë i yti.

Morali i popujve varet nga respekti që kanë për gratë.

Mëkatet e vjetra lëshojnë hije të gjata.

Më mirë darkë me zarzavate – aty ku ka dashuri, se sa mish demi të pjekur – aty ku ka urrejtje.

Kush nuk ka avizituar Italinë, është gjithnjë koshient për inferioritetin e tij.

Kush thotë se ka mjaft kohë, vonohet.

Lypi një pupël skifterit e do të thotë: “S’kam veç ato që më duhen për fluturim.”

Mali nuk ka nevojë për mal, por njeriu për njeri.

Kur mjekët kanë mendime të ndryshme të sëmurët vdesin.

Kur perënditë duan të na dënojnë, na i plotësojnë të gjithë dëshirat.

Lexo po ashtu:  Hernan Casciari- PARANOJA E PASANIKUT TË RI

Kur s’do ilaçin, duro dhimbjen..

Kush di pak, por atë pak që di, e di mirë, ai di shumë.

Kush do të grindet, e gjen rastin për çdo shteg.

Kush jeton në shtëpi me xhama, të mos gjuajë me gurë.

Kujdesu gjithmonë që pasqyra në të cilën shihesh mos të të bëjë të skuqesh.

Kur çekani është krejt çka ke, çdo gjë të ngjason m egozhdë.

Kur je i sëmurë ther kaun, kur je i shëndoshë të vjen keq edhe për vezën.

Kur krenari dëgjon të lavdërohet dikush tjetër, ndjehet i fyer.

Jeta duhet të jetë si matematika, ku gëzimet duhet të mblidhen dhe të shumëzohen, ndërsa hidhërimet të zbriten dhe të pjesëtohen.

Historia, tejet e shkëlqyeshme, ka jo pak pavërtetësi.

Histori mund të krijojë kushdo, por për ta shkruajtur e shkruan vetëm historiani i madh.

Inati të plak e qeshura të rinon.

Gënjeshtrat janë shumë pjellore, nga një lindin dhjetëra.

Gëzimi i tepruar dhe pikëllimi i tepruar kufizohen me çmenduritë.

Gruan, qenin dhe drurin e arrës, sa më shumë që t’i rrahësh, aq më të mirë bëhen.

Lexo po ashtu:  Babai i Nënë Terezës u helmua nga serbët në 1919

Gjashtë orë gjumë – për burrin, shtatë – për gruan, tetë – për të marrin.

Gjithë tiranët dhe të ngjashmit kanë besuar në lirinë, por për vete.

Francezët janë më të mençur se ç ‘duken, spanjollët – e kundërta.

Gabimet e mjekëve mbulohen me dhe, kurse ato të njerëzve të pasur me para.

Edhe arsyet e mira duhet t’u hapin rrugë arsyeve më të mira.

Është e parëndësishme çfarë besimi-feje është njeriu i keq.

Dashurinë falja gruas, besimin falja nënës.

Dituria të bën të qeshësh, kurse pasuria të bën të vallëzosh.

Durimi është aftësia që të dëgjohet deri në fund njeriu i cili ka një mendim tjetër për të njëjtën çështje.

Ç’vlerë ka të nxitosh kur je në rrugë të shtrembër.

Artin e kanë kërcënuar dy përbindësha: artisti që nuk është mjeshtër, dhe mjeshtri – që nuk është artist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *