Kandidatja e të djathtës në zgjedhjet për president të Francës, Marie Le Pen ka deklaruar se nëse fiton do të tërheqë vendin nga NATO. Ajo ka shtuar se nuk ka ndërmend të largojë vendin nga BE-ja , por ta reformojë këtë të fundit.

Dua evolucionin e asaj strukture europiane, citohet ajo.

Po kështu, Le Pen ka theksuar se nuk do të caktojë tupa franceze në komandën e përbashkët të Aleancës, në një mendim që sipas saj pasqyron vullnetin për të mos e shndërruar Francën në protektorat amerikan. Le Pen ka disa ide të vetat edhe për marrëdhëniet e së ardhmes në Europë.

Kur lufta në Ukrainë të ketë mbaruar do të mbroj riafrimin strategjik mes NATO-s dhe Rusisë që është në interes si të Europës, ashtu edhe Rusisë, citohet ajo nga mediat ruse.

Kjo mbetet diçka e paqartë, pasi është pak paradoksale të kërkosh riafrim strategjik kur vetë largohesh nga një strukturë. Raundi i radhës i zgjedhjeve presidenciale franceze mbahet më 24 prill. Le Pen ka arritur një rezultat të mirë krahasuar me rivalin Macron, një njeri që përveç pozave nuk ka sjellë ndonjë ndryshim thelbësor.

Lexo po ashtu:  Turqia dërgon edhe një anije tjetër për ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *