Matías Devincenzi, një infermier 31-vjeçar nga San Miguel de Tucumán, Argjentinë, emocionoi gjithë botën pas shpëtimit të Santino-s, një nga pacientët e tij të vegjël. Gjithçka ndodhi në vitin 2017, kur, menjëherë pas lindjes, i porsalinduri u braktis nga familja e tij, për më tepër, në ato ditë ai u shtrua në spital në departamentin e neonatologjisë me probleme të shumta shëndetësore. Në mars, për shkak të një infeksioni, gjithçka u komplikua dhe fëmija u transferua në reanimacion. Në atë kohë, ai ishte me pushime dhe kur u kthye në punë e gjeti fëmijën në kushte më të këqija se kur ai u largua.

“Më kujtohet se ishte në koma dhe kishte mbështetjen e një aparature për të marrë frymë. Unë jam një nga ata njerëz që flas shumë me fëmijët, kështu që e kam përkëdhelur dhe pa menduar për këtë, i thashë atij: “i vogël, nëse hap sytë, unë do të çoj në shtëpi”, tha Matías gjatë një interviste me La Gaceta.
“Ai i hapi ata dhe ndjeva se ishte një sinjal. Menjëherë, u ndjeva si babai i tij dhe fillova të informohesha për adoptimin”, tha ai.

Lexo po ashtu:  “Zinxhirët e martesës janë aq të rëndë sa që nevojiten dy persona për ti bartuar ata. Ndonjëherë edhe tre.”

Në atë moment Matia ishte beqar dhe për këtë arsye procesi i birësimit u bë edhe më i komplikuar dhe, madje edhe pse miqtë e tij e këshillonin atë që të mos e bënte, nuk kishte asgjë që mund ta ndalte. Ndërsa po përgatiste dokumentet e adoptimit, shëndeti i fëmijës ishte përkeqësuar përsëri, por ai tha se: “Në atë moment mora edhe më shumë rolin e babait edhe pse nuk isha ende dhe i thashë atij: Djali im, jam këtu, së shpejti do të bëhesh më mirë dhe së bashku do të jemi shumë të lumtur”.

Për shkak të disa ndërlikimeve në lidhje me shëndetin e fëmijës, Matia nuk mund ta shihte Santin për rreth dy muaj deri në 12 tetor, kur ai u bë ligjërisht babai i tij. Sot fëmija është dy vjeç, jeton me babanë e tij dhe ka arritur të zgjidhë shumë nga problemet e tij shëndetësore. “Nuk e kam imagjinuar asnjëherë, ka pasur një lidhje mes nesh që nga momenti i parë që u takuam, kur më pyesin përse vendosa ta birësoj atë, përgjigjja është e thjeshtë: më zgjodhi ai!”./BURIMI ”KID’S TIME/MekuliPress /

Lexo po ashtu:  Dua bukë për fëmijët, më ndihmoni: “Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kacake të Kosovës. Kam edhe katër fëmijë jetimë me vedi. Jam tuj vdekë unit bashkë me fëmijët jetim”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *