Celularët janë bërë një aksesor i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm në jetën tonë. Përdorimi i tyre gjatë ditës, pothuajse është një proces i pandalshëm. Ai është gjithmonë në duart tona: për të folur, për tu argëtuar, për të kërkuar diçka, për të dëgjuar muzikë, etj.

Por ky përdorim shpeshherë edhe i tepërt, na përball me një problem që e kemi të gjithë: shkarkimin e shpejtë të baterisë. Kjo bën që të jemi gjithë kohës me karikues me vete kudo që shkojmë.

Një ndër zakonet më të shpeshta përsa i përket kësaj pjese është karikimi i celularit gjatë natës. Në momentin që flemë ne vendosim celularin të mbushet me bateri dhe e heqim nga priza të nesërmen kur të zgjohemi. Por a po veprojmë drejtë? Mos ndoshta në këtë mënyrë “po shkurtojmë jetëgjatësinë” e celularit tonë? A i bën keq telefonit të rrijë në karikim edhe kur bateria është plotësisht e mbushur? Mund të ketë dëme?

Për fat të keq po veprojmë shumë gabim!

Përmes një kërkimi, “New York Times” ka dalë në rezultatin që “PO, ky veprim është shumë i dëmshëm”. Nëse telefoni vazhdon të rrijë në karikim edhe pasi bateria është mbushur, dëmton seriozisht baterinë e tij. Dhe nuk ka rëndësi nëse je një njeri që e ndryshon telefonin çdo vit.

Lexo po ashtu:  Ja çfarë duhet të bëni në rastet kur ju merren mendtë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *