Nëse ndodh që ju mpihen duart, mos neglizhoni por shkoni urgjentisht dhe konsultoheni me mjekun. Sipas ekspertëve pas mpirjes së duarve fshihet një rrezik shumë serioz për shëndetin tuaj. Ekspertët theksojnë se në duar gjenden recetorët e prekjes më të ndjeshëm në të gjithë trupin, dhe të gjithë këto nerva janë të lidhura drejtpërdrejtë me trurin tuaj. Më tej ata shprehen se nëse një nga këto nerva dëmtohet atëherë truri nuk mund të marrë të gjithë informacionin që dërgojnë duart e si pasojë vjen mpirja e duarve.

Pra mpirja e duarve ose siç njihet ndryshe nyja e dorës ndodh kur keni ngarkesë të nervave. Nëse ju ndodh një gjë e tillë gjatë ditës apo natës nuk duhet ta anashkaloni. Kjo sindromë është sidomos e zakonshme për njerëzit që kalojnë shumë kohë duke punuar para kompjuterit. Përveç mpirjes, simptoma të tjera janë edhe ndjesia sikur një ose disa nga gishtat e dorës, sidomos gishti i madh, tregues dhe i mesit, janë ënjtur apo sikur po ju shpojnë me gjilpëra. Në raste të tilla mjekët këshillojnë që të bëni pak pushim, të qetësoheni por nëse keni ndonjë punë që i mban nyjet vazhdimisht në lëvizje, atëherë e mira është që çdo dy apo tri orë të ndaloni atë punë derisa të qetësoheni pak.

Lexo po ashtu:  Këto janë ushqimet që nuk ju del kurrë afati

Teksa duhet të lëvizni duart, gishtërinjtë, dhe të bëni disa ushtrime specifike duke tërhequr muskujt. Për ata persona të cilët qëndrojnë para kompjuterit për orë të gjata duhet të krijojnë një qëndrim të rehatshëm duke rregulluar karrigen në mënyrë që krahët të jenë në të njëjtin nivel me tastierën. Duart duhen mbajtur drejt pa i lakuar sepse në të kundërt shkaktohet presion tek shpatullat. Ja disa nga arsyet e tjera që ju mpihen duart: çrregullime të tiroideve, probleme alkoolike, goditje në tru, diabet apo kiste.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *