Besimi është një nga ndjenjat më të ‘paqëndrueshme’ që ekziston sepse vetëm një fjalë ose gjest i gabuar mjafton për ta humbur atë plotësisht. ‘Me ata që tradhtojnë besimin tim, i ka mbyllur historitë’, sa herë e kemi dëgjuar dhe thënë këtë frazë. Dhe nëse kjo frazë përmban një ndjenjë shumë të rëndësishme të vetëvlerësimit, në të njëjtën kohë, të lejosh veten të udhëhiqet nga krenaria totale mund të jetë e gabuar dhe ne si qenie njerëzore përcaktohemi saktësisht nga gabimet që bëjmë më tepër se sa nga gjërat pozitive.

Çdo të thotë të tradhtosh besimin

Në jetën e përditshme i bëjmë llogaritë me konceptin e ‘të tradhtuarit të besimit’, mbase në marrëdhëniet me një mik, me një të njohur, në vendin e punës dhe shumë shpesh jemi në gjendje t’i kapërcejmë këto mosmarrëveshje. Megjithatë nuk është aq e lehtë kur bëhet fjalë për besimin në dashuri sepse janë dy fjalë që shkojnë paralelisht dhe është pothuajse e pamundur ta mendosh njërën pa tjetrën. Për këtë arsye, kur personi që duam tradhton besimin tonë, ne mendojmë se është e pamundur të kthehemi mbrapa.

Lexo po ashtu:  Këshillat më të këqija që mamatë dhe vjehrrat u japin nënave të reja

Rifitimi i besimit

Pas një tradhtie është vërtet e vështirë t’i besojmë përsëri partnerit tonë, por nëse vendosim ta shpëtojmë këtë marrëdhënie, gjëja e para që duhet të bëjmë është t’i japim besim atij personi sepse nuk mund ta rindërtojmë marrëdhënien tonë pa i besuar përsëri atij. Në fillim kërkohet një përpjekje vërtet e rëndësishme dhe të jemi vazhdimisht në mbrojtje të vetes, por duhet t’i bëjmë mirë llogarite. Pa pasur besim, edhe në veten tonë madje, nuk do të jemi në gjendje t ërindërtojmë marrëdhëniet tona.

Jepuni hapësirë ndjenjave tuaja

Një tradhti është një akt që mund të lëndojë shumë edhe nëse vendosim ta falim, kjo nuk dot thotë që plaga është zhdukur. Pra, mos i shtypni ndjenjat tuaja, lërini emocionet tuaja të dalin në sipërfaqe. Shpreheni dhimbjen tuaj, bëjeni partnerin të kuptojë se ç’do të thoshte për ju të humbnit besimin tek ai dhe se si u ndjetë.

Mos u sillni si viktimë

Tradhtia ju bën të ndiheni të vegjël sepse kur një person tradhton besimin tuaj, ai nuk po ju respekton. Në atë moment ndiheni si një viktimë, por nëse vendosni ta falni nuk mund të lejoni që ai moment të përcaktojë jetën dhe nëse keni vendosur ta vazhdoni marrëdhënien tuaj, nuk mund të lejoni që ai moment të përcaktojë tërësisht historinë tuaj.

Lexo po ashtu:  Si të ulni tensionin e lartë me dy metoda natyrale

Korrigjoni gabimet

Një tradhti shpesh është simptomë e diçkaje më të thellë. Një person që tradhton besimin tuaj dhe rrezikon gjithçka që kishit krijuar së bashku e bën sepse diçka nuk po funksiononte. Të vazhdosh marrëdhënien si dhe të falësh tradhtinë do të thotë të përballesh me ato gabime dhe të përpiqesh të zgjidhësh gjërat që nuk funksionuan. Ndonjëherë, një situatë e tillë e komplikuar mund të çojë në ndryshime të rëndësishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *